E shohim gjithmonë të kuruar, me makeup dhe flokët e rregulluar. Por e lodhur nga koncertet Bebe Rexha ka marrë një sy gjumë dhe sapo u zgjua vazhdoi ritualin e postimeve në Snapchat. Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet pa makeup, flokët e shpupuritura teksa tregon se i ka prerë ato shkurt pasi i janë dëmtuar nga lyerja e shpeshtë. “U thashë të më shpëtonin flokët dhe ata i prenë. Mos kini merak në skenë do jem me flokë të gjatë”, thotë Bebe./revistawho.com