• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E pyesin çfarë do bënte nëse zbulon që Dafi e tradhton, Silva përgjigjet…

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja Silva Gunbardhi ka qenë e ftuar në ‘Top Show Magazine’. Ndër të tjera pyetjet që morën vëmendjen e publikut ishin ato për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Dafi. Gazetarët e pyetën për arsyet që shkaktojnë debat mes saj dhe Dafit. “Unë me Dafin zihem si çdo çift tjetër. Kush thotë ne nuk zihemi, jemi çifti perfekt, gënjejnë. Çdo çift ka uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 në orë. Me një dorë telefonin, me një dorë timonin, me 220, a nuk është e frikshme? Kam merak dhe i them ç’është kjo shpejtësi?”.

Më tej gazetarët e pyetën për tradhtinë, çdo bënte nëse do merrte vesh se e tradhton Dafi? Përgjigja e saj mori duartrokitjet e publikut dhe u shoqërua me të qeshura, ‘Epo veten nuk do e vras’-tha ajo.  Silva dhe Dafi mbeten ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar. Ata janë prindër të një djali dhe bashkëpunëtorë në shumë këngë të suksesshme./revistawho.com

CLOSE
CLOSE