• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E parashikoi se do vdiste pasdite, amaneti i Dritëroit: Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë

Në një ndër poezitë e tij, shkrimtari Dritëro Agolli ka lënë “amanetin” për ditën kur do ndërronte jetë. Poezia domethënëse e cila tregon shumë për vullnetin e fundit të shkrimtarit u risoll në vëmendje nga “Syri.net”.  

Sot pasdite

Sot pasdite dua te vdes…

Më bëni gati pa dalë yjtë,

Gjeni shaminë e ma lidhni gojën,

Mos harroni të m’i mbyllni sytë…

Mos ngjitni nekrologji me vija të zeza

Dhe mos ftoni farefisin dhe miqtë,

Askush mos mbajë fjalime në varreza,

Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë…

Mjeshtri i letrave shqipe u shua pikërisht pasditen e djeshme, rreth orës 16:00. 

CLOSE
CLOSE