Kat Smith, 30 vjeçarja nga Gloucester ka treguar sesi e lindi djalin e saj, pa pasur asnjë dhimbje lindjeje. Pasi kishte bërë një banjë relaksuese, ajo kishte kuptuar se kishte ardhur momenti për të lindur dhe ka mundur të sjellë në jetë djalin e saj brenda tre minutave. ““Unë nuk ndjeva asnjë dhimbje, vetëm grimcat e presionit dhe papritur fëmija im ishte në banjë me mua. Lindjet e mia të para ishin të tmerrshme dhe nuke kisha menduar kurrë se do lindja kaq shpejt dhe pa dhimbje.” është shprehur Kat. Kate dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur të mos bënin më fëmijë, që pas lindjes së dy djemve, por shtatazania e saj ndodhi pa planifikim, pasi ajo kishte aplikuar për t’u bërë donatore vezë për të ndihmuar çiftet që nuk mund të bënin fëmijë.