Duket se këngëtarja shqiptare është në një lidhje prej disa kohësh, por ka preferuar ta mbajë atë të fshehtë. Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila sipas ‘The sun’ është e lidhur me djalin e rockerit të “Rolling Stone”, Ronnie Wood, Tyrone. Njerëz pranë çiftit kanë rrëfyer për prestigjiozen britanike se ata janë shumë mirë bashkë. “Mes tyre po funksionon dhe kanë shkuar me pushime bashkë”-shtojnë ata. Rita e pëlqen Tyrone sepse nuk është i etur për famë dhe di të mbajë lidhje vetëm me një femër. Çifti është njohur në 2016, por kanë vetëm pak kohë të lidhur.