Siç thotë edhe shprehja ‘rrallë e për mall’, kështu e shohim edhe juristen Ajola Xoxa, pasi prej disa kohësh daljet publike apo fotot e saj në rrjetet sociale janë të pakta. Kjo e martë e ka gjetur bashkëshorten e kryebashkiakut Erion Veliaj në një ambient ku ajo shkëlqen e veshur me të zeza dhe nurin që i ka dhënë shtatzënia.
Ka qenë vetë juristja e cila ka postuar në ‘Instagram’ foton nga ky moment duke treguar edhe njëherë se pavarësisht se është shtatzënë ajo nuk ka hequr dorë nga aktivitetet e saj të përditshme duke qëndruar edhe në formë shumë të mirë fizike.
Ka ende kohë që Ajola të shtojë kilogramë nga pritja e ëmbël, në të kundërt të gjithë do të kemi zili genetikën e saj./revistawho.com