Ka marrë fund lidhja midis blogeres seksi Ginevra Lambruschi me djalin e ish-çiftit të famshëm Simona Ventura dhe Stefani Bettarini. Ish- e dashura e Niçolo Bettarinit ka thënë për “Novella 2000” se 18-vjeçari e kishte brakstisur pa asnjë motiv. “Mori fund pa e kuptuar dhe do të doja të dija përse. Ai dëshironte të më prezantonte tek prindërit e tij, ndonëse unë isha e terrorizuar nga e ëma Simona Ventura. Por jo nga i ati Stefano Bettarini, që më vjen keq që nuk arrita ta njoh”, ka thënë ajo. Biondja seksi nuk ka dhënë detaje të tjera për të treguar se çfarë e trembte kaq shumë nga Ventura, zonja e suksesshme e televizionit italian./ revistawho.com