Ndonëse periudhë pushimi, puna e drejtuesit të “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea vazhdon. Ditën e nesërme në televizionin “Klan” do të shohim një të ftuar shumë të veçantë. Ai është burri më i gjatë në Kanada dhe njeriu me dorën më të madhe në botë. Pranë tij Gjebrea duket kaq i vogël… Përmes një fotoje në Instagram Arditi tregon se ky njeri e bëri të ndiehet elegant, për shkak të staturës së tij të çuditshme. “Jerry Sokoloski – njeriu me dorën më të madhe në Botë. Më i gjati në Kanada! Ndër 7 më të gjatët në Botë! Më bëri të ndihem elegant, në periudhën më të shëndoshë timen.Nesër i ftuar special në #telebingoshqiptare – ora 18.00”, shkruan Arditi./ revistawho.com