lefuture

E DHIMBSHME/ Përmbytjet, 44-vjeçari që e mori lumi në Mat sot do të fejonte vajzën…

reshje-te-dendura-shiu-ne-ulqin_1478679674-1354900

44-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Mat si pasojë e përmbytjeve, sot kishte gëzim në familjen e tij pasi do të fejonte njërën nga 4 vajzat. Xhevahir Ndoji, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, fatkeqësisht u mbyt dje në ujërat e lumit Mat, pasi rrjedha e mori atë duke mos mundur ta shpëtojë askush. Familjarët e 44-vjeçarit bëjnë apel për gjetjen e trupit, teksa shtojnë se nuk kanë gjetur as mjetin me të cilin udhëtonte. Sakaq, reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Matit edhe gjatë natës së të mërkurës. Në një sërë fshatrash janë shënuar rrëshqitje të dherave, teksa disa lumenj lokalë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar jo pak dëme.Ndërkohë përmbytjet kanë shkaktuar jo pak probleme edhe në qarkun e Lezhës. Lumi Mat ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytjen e tokave bujqësore në zonën e Tales dhe fshatrave që përshkon ky lumë, raporton “Shqiptarja.com”. Ndërkohë në Mirditë njësia administrative e Kaçinarit është tërësisht e izoluar. Mjetet e ushtrisë ndodhen në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password