E konsideruar si një nga femrat më të bukura ndonjëherë, Gina Lollobrigida është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Aktorja e famshme 89-vjeçare, ikonë e kinemasë së viteve 60’, është shtruar prej disa ditësh në spital. Mediat italiane raportojnë se ajo vuan nga një bronkopneumoni e rëndë. Gina e cila ka lindur në një provincë të Romës në 4 korrik të vitit 1927 është një prej aktoreve më të mira të viteve 50-60 si edhe seks simbol i asaj kohe./ revistawho.com