close
Breaking NewsLajme

E braktisti “live” në skenën e “The Voice”, Elinel ka një mesazh për Besën e të gjithë: Ja çfarë më ndodhi

eli

“Mos M’le”, ky është titulli i këngës më të fundit të këngëtares Besa Kokëdhima me reperin nga Kosova Elinel. Ata kishin menduar që këngën ta shfaqnin për herë të parë mbrëmë në “Top Channel”, gjatë finales së “The Voice”, ku sivjet Besa ishte në juri. Por gjërat nuk shkuan tamam kështu. Siç ju njoftuam edhe gjatë mbrëmjes së të premtes në “revistawho.com”, në momentin që ata nisën performancën, Elinel ndërpreu gjithçka papritur dhe e la Besën të vetme në skenë duke thënë “Shit, ika”. Ai nuk pranoi të rikthehej pavarësisht kërkesës së koleges.

Megjithatë ndonëse e vetme, Besa dhuroi një performancë shumë të mirë. Më vonë reperi sqaroi gjithçka përmes një statusi në Instagram duke shpjeguar se e kishin pushtuar emocionet.

Ai i ka kërkuar ndjesë Besës. “Për një moment nuk ndihesha i enjë ta ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron ocione, por në këtë rast ndodhi e kundërta, ato më pushtuan mua”, ka shkruar Elinel./ revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BUStXg-BaCW/?taken-by=officialelinel&hl=en

loading...