lefuture

Dyshime për sulm terrorist/ Agjentët e MOSSAD zbarkojnë në Tiranë

mossad

Burime të besuara i thanë “News24” dhe “BalkanWeb” se prej ditësh agjentë te MOSSAD dhe një tjetër shërbimi inteligjent kanë zbarkuar në Tiranë dhe kanë zhvilluar takime të vazhdueshme mes zyrtarëve të SHISH dhe Policisë së Shtetit. Agjentët iu kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare një listë me emrat dhe fotot e një grupi personash, që dyshohen për prirje radikale. Në kohë rekord, shërbimet inteligjente të këtyre 2 vendeve informuan shërbimin informativ shtetëror shqiptar për rrezikun e akteve terroriste, dhe ky i fundit ka vënë në lëvizje prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe u bë i mundur arrestimi i një grupi prej nëntë personash, katër nga të cilët ndodhen aktualisht në qelitë e paraburgimit në vend, ndërsa 5 të tjerë u dëbuan nën masa të rrepta sigurie dhe iu
dorëzuan autoriteteve ligjzbatuese në Kosovë. Të dyshuarit, imami i vetëshpallur Xhezair Fishti, berberi Ergys Faslia, mjeku Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe të tjerët u vunë në pranga, pak orë, para së të zhvillohej mesha e lumturimit të 38 martirëve të katolikë të torturuar dhe vrarë nga regjimi komunist. Dyshimet e para, ishin se grupi do të kryente akte terrori gjatë meshës së lumturimit, e për këtë arsye, është firmosur urdhri përarrestimin e tyre. Më pas, dyshimet se grupi në fjalë mund të kryente akte të përgjakshme gjatë ndeshjes Shqipëri­Izrael, e cila do të luhej
në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u shtuan pas përgjimit te disa bisedave te tjera, ku te dyshuarit shpreheshin se “do te marrim hak për vëllezërit tanë myslimane”. Me qëllim marrjen e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes ShqipëriIzrael, që UEFA ka vendosur që ajo të luhet në Elbasan Arena, agjentët e shërbimeve te huaja, po bashkëpunojnë me SHISH e Policinë e Shtetit, për hartimin e planit te masave. Nga ana tjetër, asnjëri prej katër të dyshuarve, nuk ka pranuar akuzat duke pretenduar se po persekutohen për shkak të besimit. Prej ditësh ata po mbahen të izoluar nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë paraburgimi 302 në “Mine Peza” po mbahet nën masa të rrepta sigurie për shkak se në qelitë e tij ndodhen dy imamët e vetëshpallur Genci Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa si dhe të akuzuarit e tjerë për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri. Nga hetimet rezulton se gjatë bisedave të dyshuarit e arrestuar së fundmi janë shprehur se “do të marrim hak për vëllezërit tanë myslimanë”. Me sa duket kjo ngre dyshime se burgu mund të sulmohet me qëllim lirimin e të arrestuarve./Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password