Sonte programi investigativ i Top Channel “Fiks Fare”, do të prezantohet nga dy moderatë të rinj. Ata janë aktorët e humorit të “Portokalli”, Gent Hazizi dhe Romir Zalla. Ky ndryshim është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Top Channel”, në të cilën është publikuar edhe kjo foto e dy aktorëve në studion e Fiks-it, të cilët pozojnë bashkë me dy velinat. Është traditë tashmë që programi i Filip Çakulit të premteve ndryshon prezantues. Deri më tani në vend të Fiori Dardhës, ishte prezantuesja Albana Osmani, në dyshe me Gent Pjetrin i njohur nga të gjithë si Doktori.