• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dy muaj pas lindjes, Ajola Xoxa publikon foton e parë me Kajan

Në muajin tetor kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin, Kajan. Pas ardhjes në jetë të tij çifti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por deri më tani nuk kishin publikuar asnjë foto të Kajan.

Por tani që ai ka bërë dy muaj, Ajola ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto mjaft të ëmbël. Së bashku me djalin ajo shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes dhe Kajan ka mbështetur kokën tek shpatulla e së ëmës.

“Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan Ajola.

Pas ardhjes në jetë të vogëlushit, Ajola ka vendosur të jetë një nënë me kohë të plotë, pasi edhe Erionin nuk e shoqëron shpesh në daljet e tij publike./revistawho.com

CLOSE
CLOSE