Dy këngëtaret e famshme tashmë pjesë e betejës ligjore mes Kesha dhe Dr Luke


Lady Gaga dhe Katy Perry raportohen të jenë përshirë në betejën ligjore të Kesha-s me producentin Dr Luke. Yjet e muzikës janë thirrur nga gjykata në lidhje më një mesazh, i cili është paraqitur në dokumentacion, raporton E! News”.

Këngëtarja e “Tik Tok” ka hequr dorë nga beteja ligjore ndaj producentit në Kaliforni por ajo pretendon ta vazhdojë këtë çështje në New York.

Një mesazh raportohet t’i jetë derguar Lady Gaga-s dhe Katy Perry-s nga Kesha në muajin prill të vitit të kaluar, mesazh i cili i ka kaluar gjykatës. Përmbajtja e mesazheve ende mbeten sekrete.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password