Durrës/ Vetëvritet 56-vjeçari në sy të gruas dhe vajzës


Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa në shtëpi ndodheshin edhe familjarët. Ngjara e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.7, të qytetit të Durrësit.

Policia bën me dije se një 57-vjeçar është vetëvrarë në shtëpinë e tij, në prani të bashkëshortes dhe vajzës.

Mësohet se 56-vjeçari Y.Sh. ka qëlluar veten me armë zjarri, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa në shtëpi ndodheshin edhe familjarët e tij, të cilët kanë mbetur të shokuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 14.10.2016, në lagjen Nr.7, Durrës është vetëvrarë me armë zjarri, në banesë shtetasi Y.Sh. 56 vjeç.
Në momentin e kryerjes së aktit në banesë kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e viktimës.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password