lefuture

DURRES/ Letër erotike 12-vjeçares, gruaja e autorit: Vajzën e kemi komshie, do mbështes burrin

cullhaj-433x300

Një 34-vjeçar nga Durrësi është arrestuar për përndjekjen e një vajze të mitur. I arrestuari në flagrancë, Ilir Çullhaj, sipas Policisë i ka dhënë vajzës me iniciale A.M., 12 vjeçe, një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij. Autori, personi që shihni në foto, i pranishëm në sallën e gjyqit e pranoi gjithë sa kishte bërë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Para trupit gjykues dëshmia e autorit ka qenë befasuese. “Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellesisht për veprimin tim”, ka thënë autori. Në sallën e gjyqit ndodhej edhe bashkëshortja e tij. Në një deklaratë për “Neës 24” gruaja pranoi se e njihnin 12-vjeçaren që i shoqi ngacmoi, pasi e kishin komshie. Ajo po ashtu tha se do të mbështeste bashkëshortin. “Vajzën e njohim, e kemi komshie. Do mbështes bashkëshortin se kemi një fëmijë”, mësohet të ketë thënë gruaja. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password