lefuture

DURRES/ E përcjell vajzën për në Itali, babai denoncon në polici: Ka 4 ditë, s’e dimë ku është

porti-i-durresit

Prej 4 ditësh një vajzë 22 vjeçe është zhdukur pa lënë gjurmë. Denoncimi është bërë nga babai i vajzës në Policinë e Durrësit. Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se një ditë më parë 51-vjeçari me inicialet M. Ll., ka denoncuar në polici humbjen e vajzës së tij me inicialet A. Ll., 22 vjeçe. Ai tregon se në datë 8 nëntor 2016 e ka përcjellë vetë në Portin e Durrësit për në Itali dhe që nga ajo ditë nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password