• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Dua të të bëj të lumtur’ mbaroi, këtë detaj në veshjet e Arbanës gjatë emisioneve ndoshta nuk e keni vënë re

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira në ekranet shqiptare. Shumë e aftë dhe e dashuruar me punën që bën. 1 javë më parë arriti të mbyllë me sukses emisionin që preku zemrat e gjithë shqiptarëve ‘Dua të të bëj të lumtur’. Sezoni i mrekullueshëm i këtij viti dhuroi pafund emocione te teleshikuesit, por edhe te vetë stafi. Duhet thënë që edhe këtë herë ra në sy paraqitja me klas dhe stil e përhershme e Arbanës.

Detaji që ndoshta nuk ju ka rënë të gjithëve në sy është fakti që moderatorja në të shumtën e emisioneve ka zgjedhur fustanet si veshja që i shkon më tepër për shtat. Herë një ngjyrësh e herë me dekore, gjithmonë të shkurtër deri mbi gju dhe në të shumtën e rasteve i ka kombinuar me flokët e derdhur, me pak onde në fund.

Por e dini cili është ‘aksesori’ pa të cilin askush nuk e imagjinon Arbanën?  Buzëqeshja karakteristike që e shoqëron gjithmonë!/revistawho.com