lefuture

Dua të të bëj të lumtur/ Historia me pengesa e dashurisë dhe propozimi i veçantë për martesë

img-20161120-wa0000

Nikolini zgjedh të bëj një propozim tipik korcar, me një serenatë të bukur për vajzën e tij të zemrës.

Historia 3

Nikolini dhe Ilda jane njohur ne autobuz teksa ktheheshin ne qytetin e tyre te lindjes. Ilda studionte ne Tirane dhe ata u njohen krejt rastesisht nepermjet disa miqve te perbashket. Nikolini shkonte gjithmone per ta takuar dhe pse nuk ishin lidhur akoma, por pasi u njohen me mire me njeri tjetrin ata u lidhen. Ilda eshte 29 vjec ndersa Nikolini 26 vjec. Ata jetuan te dy ne Tirane vetem per 6 muaj, me pas ajo u largua sepse filloi pune ne Korce. Duke qene se Nikolini ishte 3 vite me I vogel, prinderit e Ildes nuk pranonin qe ata te qendronin bashke . Prandaj ajo u detyrua te genjente dhe t’u thoshte se ishte ndare nga Nikolini. Flisnin vetem ne celular ne orare te caktuara dhe takoheshin rralle here. Ne vitin 2014 Nikolini filloi pune ne Tirane dhe Ilda vendosi t’u tregonte prinderve qe nuk ishin ndare dhe lidhja e tyre ishte serioze. Ata pranuan pasi e pane qe pas kaq kohesh vazhdonin ende bashke dhe po ate vit u fejuan. Per Ilden ka qene me e veshtire largesia pasi Nikolini ndodhej ne nje vend shume me te madh se Bilishti, qyteti i saj i lindjes, me nje shoqeri te madhe dhe shpesh here ka vuajtur nga qendrimi I tij ne Tirane. Ne momentin qe u zhvendosen te dy ne Tirane, Nikolini u detyrua te ndryshonte paksa stilin e tij te jeteses, te pershtatej me shume me jeten e re qe donte te krijonte se bashku me personin e zemres.

Ai do qe ta kompensoje gjithe merzitjen, vuajtjen dhe deshperimin qe e fejuara e tij ka ndjere kur nuk ishin bashke duke I bere propozimin me te vecante qe ajo as nuk e imagjinon dhe duke i treguar sa shume e do.Kete gje kerkon ta beje ne menyre tradicionale duke I propozuar nepermjet nje serenate korcare.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password