lefuture

“Dua të të bëj të lumtur” / Historia fatkeqe e 84-vjeçarit që humbi përgjithmonë 2 fëmijët, shtëpinë dhe bashkëshorten

14993305_1299537190118104_2506951170523182228_n

“Dua të të bëj të lumtur”, programi i historive njerëzore që vjen çdo të shtunë në ekranin e “Top Channel” nën drejtimin e Arbana Osmanit, solli sot tri raste të dhimbshme, të cilat emocionuan jo vetëm të pranishmit, por edhe publikun që i ndiqte nga salla e televizioni.

Historia e 84-vjeçarit nga Saranda, ishte ajo që bëri të përloten të gjithë ata që e ndoqën. Pas një fëmijërie të vështirë në fshat, Ganiu, protagonisti kryesor i pjesës së parë të programit nisi Akademinë Ushtarake në Tiranë, ku në fund të studimeve u njoh me gruan e jetës së tij Luljetën, me të cilën do të bëheshin në vonë prindër të dy fëmijëve, Agronit dhe Vjollcës. Mirëpo, pikërisht atëherë kur ata menduan se jeta e tyre ishte shtruar, një aksident në punë ia rrëmben një herë e përgjithmonë të birin, duke bërë kështu që në familjen e tyre të binte zia… Tashmë ata kishin mbetur vetëm me gjysmën e shpirtit, të bijën Vjollcën, të cilën fati i keq ua mori pas një ekskursioni me klasën gjatë të cilit vajza preku një bimë helmuese. Të mbetur tashmë vetëm, dy prindërit e vrarë në shpirt vendosën të shisnin shtëpinë, për t’i futur paratë në firmat piramidale duke humbur një herë e përgjithmonë të vetmen pasuri që kishin. Në këto kushte të dy iu drejtuan azilit, ku disa vite më vonë, Ganiu do të mbetej i ve, sepse edhe zonja e tij Luljeta ndërroi jetë. Ai vijon edhe sot të jetojë me miqtë e tij të azilit ditët e fundit të jetës, ku të vetmin gëzim e gjen në shfaqjet televizive. Kësisoj programi “Dua të të bëj të lumtur”, përmes trupës së “Portokalli” i ktheu për disa çaste buzëqeshjen 84-vjeçarit të trishtuar, i cili për herë të parë që pas humbjes së djalit kërceu bashkë me trupën e “Top Channel”.   

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password