• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipën së shpejti mund ta takoni të gjithë, zbuloni si

Dua Lipa ka dhënë një lajm shumë të bukur për fansat e saj. Ajo ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të jetë pjesë e muzeut “Madame Tussauds” në Londër. “Vëmendje, do kem figurën time në ‘Madame Tussauds’ këtë vit! Jam shumë e lumtur që të gjithë do të shikoni një Dua të dytë. Tashmë të gjitha prenotimet për festa private do i marrë ajo”,-shkruajti këngëtarja në ‘Instagram’.

Muzeu në fjalë është i famshëm në të gjithë botën për figurat prej dylli të personazheve publikë nga e gjithë bota. Aty janë të renditur këngëtarë, aktorë dhe personazhe të tjerë të ekranit. Figurat prej dylli janë imitim perfekt i VIP-ave dhe muzeu ofron mundësinë që çdo vizitor t’i prekë dhe të bëjë foto krah tyre./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE