Dua Lipa uron fansat për Krishtlindje me një mesazh të gjatë: Ju e keni bërë 2016-ën time speciale

dua-lipa

Ashtu si shumë artistë shqiptarë dhe të huaj, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare ka uruar Krishtlindjet, por ndryshe nga të tjerët ajo ka shkruar një mesazh shumë të gjatë duke falenderuar fansat që e kanë mbështetur. “Faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua këtë vit, që nga mesazhet dhe shënimet e bukura, që jeni gëzuar ashtu si unë për lajmet e mia, që keni udhëtuar botën me mua dhe që keni kënduar me mua kur kam harruar tekstin. Që më keni bërë për të qeshur kur kam kaluar një ditë të keqe dhe që e keni bërë 2016-ën time speciale! Ju më jepni vetëbesimin dhe fuqinë dhe jam shumë mirënjohëse. Shpresoj që ju të jeni duke reflektuar se ku ishit vitin që kaloi, sa shumë jeni rritur, sa krenarë duhet të jeni që keni kaluar vështirësitë që ju ka sjellë ky vit dhe që keni menduar pozitivisht në fund. Ky vit ka qënë i vështirë për botën por një gjë që kemi mësuar është se në kohët e vështira kemi gjetur dikë që të na mbështesë dhe kemi kuptuar që nuk jemi vetëm. Shpresoj që të gjithë ju të bini paksa në dashuri me veten tuaj çdo ditë sepse e meritoni. Kam mësuar shumë prej jush dhe shpresoj që t’jua kthej të mirat që keni bërë për mua. Ju uroj dashuri, pozitivitet, shëndet dhe fat. Mbajeni ëndrrën gjallë! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri. Dua.” 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password