Dua Lipa rikthehet në Kosovë…


Këngëtarja nga Prishtina Dua Lipa, tregoi se pas lançimit të albumit të saj të ri i cili do të jetë i gati në muajin shkurt të vitit 2017, do të rikthehet për edhe një koncert në Kosovë për të prezantuar të gjitha këngët e reja.
Duke folur në një intervistë ekskluzive në emisionin NIN në Klan Kosova, Dua bëri të ditur se pasi të publikohet albumi i saj, ajo ka në plan të nisë një turne botëror për të performuar të gjitha këngët.

Ndër të tjera ajo shprehu dashurinë e saj të madhe që ka për Kosovën dhe se është shumë krenare që është nga ky vend.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password