close
Breaking NewsLajme

Dua Lipa refuzon të bashkëpunojë me Kanye West

14362642_1076308192455097_2777815628627151386_o

Artistja nga Kosova ka pozuar me veshje të ndryshme, para fokusit të aparatit të fotografit Peter Kadan derisa ka folur edhe për albumin e saj të fundit dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kanye West.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova ka realizuar një set fotografish për numrin e fundit të kësaj reviste.

Ajo pozuar me veshje dhe në stile të ndryshme, madje edhe në shtrat, para fokusit të aparatit të fotografit Peter Kadan duke nxjerr në pah bukurinë e saj dhe linjat trupore. Realizimi i këtij photoshooting është bërë nën kujdesin e stilistes Lorenza Maza dhe në produksionin e Jordis Hagemeier, transmeton kultplus.

Kjo revistë e quan Dua Lipën këngëtare angleze me rrënjë shqiptare përderisa thekson se vajza nga Londra njihet sidomos për muzikën e saj HipHop, ndonëse babai i saj e solli atë më pranë Dylan dhe Bowie.

E pyetur për një ofertë nga Kanye West për të prodhuar albumin e saj debutues, Dua Lipa ka thënë se do ta refuzonte këtë ofertë, pasi është shprehur se dëshiron që ti mbetet besnike stilit të saj të këndimit.

“Unë do të doja të vazhdojë njëjtë si më parë, ashtu si unë e dua zërin tim. Nëse Kanye West është i kënaqur me albumin e dytë, ndoshta ne mund të flasim për këtë. Por vetëm ndoshta … “, ka theksuar ylli botëror në ngritje, Dua Lipa.

loading...