Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Dua Lipa ka publikuar një pjesë të këngës së saj më të re ‘Swan Song’. Kënga pritet të dalë në 25 janar dhe do jetë kolona zanore e filmit ‘Alita: Battle Angel’. Filmi është aksion dhe bën fjalë për një vajzë, Alita, e cila zgjohet në të ardhmen pa ditur asgjë për të shkuarën e saj. Producentët e këtij filmi janë shprehur se në momentin kur kanë parë videoklipin ‘New Rules’ e dinin që Dua Lipa ishte personi i duhur për të qenë kolonë zanore e këtij filmi. Ato mendojnë se ajo është shumë e fuqishme dhe është pikërisht si personazhi kryesor i filmit, Alita. Producentët janë shumë të lumtur që ajo është pjesë e filmit dhe e dinë që kënga ‘Swan Song’ do jetë shumë inspiruese. Edhe Dua Lipa ka shkruajtur në ‘Instagram-in’ e saj se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e një filmi me një personazh femër kaq të fortë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BsLaFBIhXud/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1pz0d2eor5nzz&fbclid=IwAR1h49Nzo0LVP7in6ULC-sGCMreBQKfrFnNO7-V0_meCBJd-oIf5SBtEGfE