Thuhet se në takimin e parë, “dështon” mashkulli që shikon gjithë kohës telefonin e tij. Por kjo me sa duket është shqetësuese për femrat, edhe kur lidhja e dashurisë vazhdon prej kohësh. Vajza e radhës që është ankuar se ai nuk e lëshon celularin nga dora, është një super artiste. Po flasim për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo i ka berë ‘presion’ të dashurit të saj kuzhinier dhe model Isaac Carew, me një postim në “Snapchat”. “Më shiko mua, lëre telefonin”, ka shkruar Dua Lipa në foton e të dashurit me celular në dorë.