• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dua Lipa dhe Lori Hoxha të dashuruara pas këtij aksesori me çmim marramendës

Shpesh vajzat e njohura drejtohen drejt markave më të njohura për t’u shfaqur sa më bukur në çdo dalje publike. Gjithmonë markat kushtojnë, megjithatë e rëndësishme është që të jenë gjithnjë stil dhe të ndjekin trendet. Ky është edhe rasti i Dua Lipës dhe Lori Hoxhës. Të dyja vajzat kanë zgjedhur aksesorë të ngjashëm që i përkasin firmës ‘Cartier’. Në  ndarjen e çmimeve nga ‘British GQ’, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj.

Ajo që binte më shumë në sy ishin tre byzylykët e ‘Cartier’ që kushtonin të gjithë së bashku plot 91.800 euro. Vetëm njëri prej tyre kapte shifrën e 84.000 eurove dhe ishte i përbërë nga disa diamante. Edhe Lori Hoxha ka bërë pjesë të aksesorëve të saj, një byzylyk të së njëjtës firmë, por jo me të njëjtat shifra. ‘Whatthywearin’ ka zbuluar se byzylyku i trashëgimtares së ‘Top Channel’ është i pasur me diamante dhe kushton 38.700 euro. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE