Drogë në lokalet e Tiranës, kamarieri: E nëse na kapin, i kemi ca miq


Lokalet e kryeqytetit ofrojnë drogë në ambientet e tyre. Lajmi është bërë i ditur në emisionin investigativ “Stop”, përmes videove të regjistruara në dy lokale të ndryshme të Tiranës. Shkak i nisjes së investigimit mësohet të jenë bërë disa ankesa të prindërve, të cilët janë kanë shprehur shqetësimin se fëmijët e tyre, nxënës të një gjimnazi në Tiranë, vijnë në një gjendje jo të mirë në shtëpi që pas hapjes të një lokali pranë shkollës.

Në videot e transmetuara shihet se si kamarierët ofrojnë lehtazi lëndë narkotike klientëve të interesuar. Njëri prej tyre, i pyetur se si vepron në rast të ndonjë kontrolli të mundshëm nga policia, kamarieri tregon se në rastin më të keq të mundshëm, “i ka nja 10 miq”. “Shiko i kam disa miq. Xhaxhai im është kryetar i Qarkut të Beratit dhe Edi Ramën e ka shok të ngushtë. Në momentin që është emëruar, është emëruar nga Edi Rama. Që i ka çuar mesazh “je kryetar i qarkut”.

Ndër të tjera, kamarieri bën me dije se të mjekët roje të turnit të tretë, të gjithë e konsumojnë kokainën. /Blitz.al/

st1-1

st2

st4

st8

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password