close
Breaking NewsLajme

“Drejtori” i “Portokalli”: Si më la e dashura pasi u bë e famshme

b07ca63229b932442aa8163d43acdab4

“Drejtori” i spektaklit të humorit “Portokalli” që nga viti 2013, Erdit Asllanaj, nuk e braktis teatrin, dashurinë e tij të parë. Por këtë herë ai nuk jep shfaqje në një skenë me perde që ulet e ngrihet në gjysmëerrësirë, por në një shtëpi karakteristike gjirokastrite, pikërisht në shtëpinë e mrekullueshme të Skendulatve në lagjen “Palorto”. Aktori 27­vjeçar rrëfen dramën e mosmirënjohjes që përjeton një djalosh sicilian në shfaqjen “Limonj Sicilie” të Luixhi Pirandelos… Ke zhveshur kostumin e drejtorit në “Portokallisë”, dhe shfaqesh me kostumin e djalit sicilian, në dramën e Luixhi Pirandelos. Për çfarë bëhet fjalë? Është një dramë nga Luixhi Pirandelo, që në thelb ka mosmirënjohjen. Në një moshë të re, djali dashurohet me një vajzë të varfër, jetime nga babai, e cila kishte një zë të mrekullueshëm, por nuk kishte mundësi të vazhdonte studimet në muzikë. Mirkucio Bonavino kishte shumë pak mundësi ekonomike, por ato pak që kishte, i bëri bashkë me paratë e shitjes se një toke të vogël, dhe mundësoi shkollimin e Terezinës në një qytet të madh.
Çfarë ndodhi pasi Terezina mbaroi studimet? 

Terezina pasi mbaroi studimet, filloi koncertet, u bë e famshme. Dhe harroi djalin me të cilin ishin betuar se sapo të kalonin 3 apo 4 vjet, do të ritakoheshin për t’u martuar. Me pak fjalë, mosmirënjohja është thelbi i gjithë kësaj drame gati poetike.
E përjetove thellë mosmirënjohjen? Si mund ta përshkruaje përjetimin kur e provon në lëkurë?
E veçanta e kësaj shfaqjeje është se e zhvendos skenën në një shtëpi karakteristike të lagjeve të njohura të Gjirokastrës. Pse? Po e vërtetë. Për herë të parë ne e zhvendosëm skenën e teatrit te shtëpia karakteristike gjirokastrite e “Skendulatve”, një shtëpi madhështore, që i jep shfaqjes dimensione sa reale, aq edhe poetike. Gjirokastra e gjitha është një skenë teatri. Në çdo cep mund të
performosh, por shtëpia e “Skendulatve” shumë shpejt mund të bëhet skena e dytë e teatrit në Gjirokastër. Çdo resurs që ka Gjirokastra duhet të jetë alternativë zgjedhjeje për turistët. Dhe ne besoj ia arritëm qëllimit. Kishte publik, erdhën më shumë apo më pak se në një skenë të rehatshme teatri për t’ju ndjekur? Vetëm në prova na kanë ndjekur gati 200­300 turistë. Sigurisht duke
na u bashkuar dhe bashkëqytetarët tanë, që na ndoqën dhe do të na ndjekin. / Gazeta Panorama

Tags : drejtori i portokalliseerdit asllani
loading...