lefuture

“Drejtoresha e Tatimeve” flet për shtatzëninë: Pres djalë, do jetë roli më i vështirë i jetës sime

6e73e978f1700d548bb1f31ff1a34f0e

Ajo ka pasur disa role në skenën e spektaklit të humorit të Top Channel “Portokalli”, por padyshim më i spikaturi vazhdon të mbetet imitimi perfekt i ish-Drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj. Aktorja Delinda Zhupa është sot, ndër personazhet më të dashur të ekranit. E si e tillë, ishte sot e ftuara e gazetares e prezantueses Jonida Shehu, në “Pasdite në Top Channel”. Ajo foli për pritjen e fëmijës së saj të parë dhe u shpreh se roli i nënës do të jetë për të, ai më i vështiri. Aktualisht, ajo është në fund të muajit të gjashtë të shtatzënisë, por ende aktive në skenë, aq sa ka akoma spektatorë që nuk e vërejnë shtatzëninë e saj. Delinda dhe partneri i saj, Eldo, mezi po presin t’u vijë në jetë djali. Pyetjes së Jonidës si e ndien veten gjatë kësaj periudhe, ajo përgjigjet: “Ndihem shumë mirë, ndihem ҫuditshëm: ky do jetë roli më i vështirë i jetës sime. Më i vështirë, sepse të përball ҫdo ditë me një sfidë, me një të papritur, me një gjë të re, por jam shumë e lumtur.” Gjatë gjithë këtyre muajve, periudha më e vështirë tregon Delinda, cituar nga “Class”, kanë qenë turnetë e “Portokallisë” në verë, atëherë kur ajo ishte në muajt e parë të shtatzënisë, por gjithҫka ka kaluar me sukses, falë edhe mbështetjes së pakursyer të Eldos, partnerit të saj. E pyetur se si po e përjeton babai i fëmijës pritjen e ëmbël, ashtu si të gjithë baballarët shqiptarë, edhe Eldo është lumturuar pasi mësoi se fëmija i parë do të ishte djalë: “Eldo është shumë i lumtur për faktin që është djalë, unë do kisha dëshirë vajzë, por kryesorja është që të dalë i shëndetshëm…”, – rrëfen Delinda për partnerin.

a9925308533917096a10344ef9a9df18

38d1c896393e0762bc625bd27b5ef08a

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password