close
Breaking NewsLajme

Drake i bën “diss” publik Rihanna-s në sy të Jennifer Lopez (VIDEO)

01-drake-jennifer-lopez-2016-billboard-1548

Në prag të Vitit të Ri, Drake dhe Jennifer Lopez u argëtuan në një restorant në Las Vegas ku dhe u panë të kërcenin nën shoqërinë e njëri tjetrit. Por Drake bëri atë që askush nuk e priste. Vetëm pak muaj më parë ai deklaroi se e dashuronte Rihanna-n, por mesa duket ndjenjat e reperit kanë ndryshuar pasi i ka bërë “diss” këngëtares në sy të Jennifer Lopez. Teksa ai kërcente, kënga “Work”, bashkëpunim i Rihanna-s me të është vënë në sfond. Drake e ka ndalur këngën dhe ka thënë: “Kjo këngë është vibe i 2016”. A donte të thoshte Drake me këtë se ai tani ka një “vibe” tjetër në 2017-ën, domethënë Jennifer Lopez-in? Përveç kësaj, çifti i ri duket se po ja kalonin shumë mirë teksa u panë të kërceninbashkë./revistawho.com

Tags : drakerihanna
loading...