Duket se lidhja e Damianos dhe Armelës paska qenë e gjitha gënjeshtër. Armela deklaroi ndarjen nga Damiano ditën e djeshme pasi kishte marrë vesh se ai kishte dashur ta hiqte qafe. E ftuar në emisionin “Mirage”, Donjeta zbuloi planin e fshehtë të Damianos për të t’u ndarë nga Armela. “Ditën kur unë jam takuar me Damianon, ai e ka bërë një foto dhe ka thënë që do të ndahet nga Armela. “Të bëjmë një foto që ajo të kapet” ka thënë Damiano. Armela është kapur dhe e ka pasur me të drejtë sepse ai duhet ta mbronte partneren dhe jo të bëhej bashkë me mua për ta lënduar atë. Ai nuk kishte pse t’u takonte me mua. I kam mesazhe dhe videon ku Damiano thotë që “Mua s’më plas për Armelën”. Mua më vjen shumë keq për Armelën që i ka ra një person si Damiano se shumica e njerëzve janë duke e përkrah sepse po mundohet me dalë më i miri. Na ka prekur në pikën e dobët tek familja, sepse e di që ne shqiptarët e duam shumë familjen dhe thotë se e do familjen time. Gënjen kur thotë se më do mua, familjen time. Ai nuk ka respekt apo dashuri”, -u shpreh Donjeta./revistawho.com