Ambasada Gjermane në Tiranë, me anë të një statusi të shpërndarë në faqen e saj në “Facebook”, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm të të gjithë ata që dua të trajnohen apo dhe të punojnë në Gjermani. “Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane 2018. Studioni apo punoni në një profesion që lidhet me ekonominë?
Keni dëshirë të kryeni një praktikë 3 deri 6 muaj në një kompani gjermane?
Atëherë aplikoni online nga data 1.10. deri 13.11.2017! Informacione të sakta mund të gjeni në faqen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.