“The Happy Egg Company” ka realizuar një studim ku thuhet se konsumimi i ushqimeve të verdha liron nivele të mëdha të hormoneve të lumturisë, sepse kjo ngjyrë lidhet me ndjenjat e kënaqësisë. E verdha thuhet se stimulon gjithashtu anën e majtë apo anën logjike të trurit, e cila na inkurajon ta perceptojmë atë si një ngjyrë të ngrohtë dhe argëtuese në spektrin e nuancave. Studimi ka marrë në pyetje 1,000 njerëz dhe ka zbuluar se 70 për qind e tyre i lidhin ushqimet e verdha me ndjenjën e argëtimit apo gëzimit. 61 për qind e të anketuarve kanë thënë se omëletat janë ushqimi më i ‘lumtur’, bananet, etj.