lefuture

Donald Trump sulmon demokraten Hillary Clinton: “Pranoje humbjen”

trump-hillary-clinton-reuters-640x480-640x480

Në fushatën e tij, republikani Trump kishte thënë se votimet ishin “të manipuluara” për ta penguar atë, por ai po e quan përpjekjen e kandidates së Partisë së Gjelbër, Jill Stein për të bërë rinumërim në Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvanisë një “mashtrim” dhe e quajti qesharak vendimin e zonjës Clinton për t’ju bashkuar përpjekjes. Donald Trump sulmoi demokraten Hillary Clinton, lidhur me vendimin e saj për të marrë pjesë në përpjekjen për të rinumëruar votat në shtetet me diferencë të ngushtë votash, ku Trump fitoi. “Hillary Clinton e pranoi humbjen, kur më telefonoi pak para se të mbaja fjalimin e fitores dhe pasi rezultatet kishin dalë”, tha Trump në Twitter. “Asgjë nuk do të ndryshojë” -tha ai.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password