Donald Trump fyen Khloe Kardashian. E thërret ‘derrkuce’

download

Prej disa ditësh vazhdojnë akuzat ndaj Donald Trump për ngacmim dhe fyerje të grave, gjë që mund t’i kushtojë atij jo pak në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një tjetër rast është ai i treguar nga “Huffington Post”, që shkruan se në vitin 2009, kur Khloe Kardashian ishte pjesë e show-t “Celebrity Apprentice”, Trump ka lëshuar shumë komente fyese ndaj saj prapa kuintave. Burime për “HuffPo” thonë se madje kandidati republikan e ka quajtur atë derrkuce. “Çfarë është kjo? Përse kemi marrë Kardashian-in e shëmtuar?” – mendohet të jetë shprehur Trump, duke e krahasuar Khloe-n me Kim. Kujtojmë se në javën e 6-të të show-t, Khloe u eliminua papritur, gjë që tregon më së miri se ndikimi i Trump kishte bërë të vetin. /Blitz.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password