lefuture

Donald Trump çudit sërish: Do heqim “Statujën e Lirisë”, inkurajon emigrantët

86ac3ecedc1bdcd99ed51e1e26ba5601_m

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se do të heqë statujën e Lirisë, pasi inkurajon emigracionin. Ai është shprehur se ëndërron një New York pa Statujën e Lirisë, që sipas Trump inkurajon emigrantët drejt SHBA-së. Një profesor i gazetarisë në universitetin Indiana, Christopher Lamb, ka publikuar për Huffington Post përmbajtjen e bisedës midis Trump dhe gazetarëve. Një gazetare i kujton vargjet e një soneti të shkruar nga poetja Emma Lazarys, të frymëzuar jo nga koncepti i lirisë por si ndërgjegjësim që vjen pas një vizite në lagjet karatin të emigrantëve që qëndrojnë në pritje në portin e New York-ut. “Mbahuni, o toka antike, madhështia juaj e kotë – ulëret me buzët e heshtura – Më jepni të lodhurit tuja, të varfrit tuaj, masat në ethe që dëshirojnë të thithin ajrin e lirisë, mbeturinat e mjeruara të brigjeve tuaja të mbushura plot e përlot. Më dërgoni ata të pastrehët, të tronditurit nga stuhitë, dhe unë do të ndriçojë me llambën time pranë derës së artë”. “Vendi ka nevojë të vendosë siguri në kufijtë e saj, për të ndaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumente, është shprehur Trump që në fakt nuk i njihte vargjet e poetes Lazarius të gdhendur mbi Statujën pro-emigrant. Dhe shtoi më tej: Kur Evropa dërgon njerëzit e saj, nuk dërgojnë tek ne elitën. Kush ka nevojë për këta njerëz? Mund edhe të themi “ na dërgoni përdhunuesit, kriminelët tuaj, shpërndarësit e drogës, terroristët tuaj”./ shqiptarja.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password