Eric Trump dhe bashkëshortja e tij, Lara, janë shtuar me një fëmijë në familje!
Eric publikoi lajmin e mirë që Lara lindi fëmijën e parë të çiftit, Eric “Luke” Trump, të martën në mëngjes.
Çifti në muajin mars njoftoi se po prisnin një fëmijë.
Vogëlushi është nipi i nëntë i Presidentit amerikan Donald Trump, duke qenë se vëllai i Eric, Donald Junior, ka pesë fëmijë dhe motra e tyre Ivanka, tre.
Motra dhe vëllai i Eric përshëndetën ardhjen e foshnjës në familje me postime urimi në Twitter. /tvklan.al