Me largimin nga show i humorit “Portokalli”, Eneda Tarifa mori një shkëputje të përkohshme larg ekranit. U përfol se ajo do të merrte pjesë në formate të tjera televizive. Por këto mbetën thjesht aludime pasi këngëtarja po mendon për një program të vetin. Eneda ishte e ftuar sot përballë Adi Krastës në emisionin “E Diell” ku tregoi se është duke u menduar për t’ju rikthyer ekranit. Kur Krasta hodhi mendimin për një show me titull “Eneda By Night” ajo iu përgjigj: “Jam duke u menduar dhe duke përfituar nga kjo kohë për të bërë më të mirën e aseteve të mia në një gjë timen”. Nëse Eneda do t’i rikthehet ekranit me një program të vetin kjo mbetet për t’u parë./revistawho.com