Një student mashkull ka raportuar një ndodhi aspak të pëlqyeshme të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një rrugicë pranë konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Sipas studentit, në pjesën e pasme të konviktit të djemve, një mashkull, që turp është ta quash të tillë, po dhunonte dy femra në mënyrë barbare.
Por ajo çka është më e rëndë sipas tij, është fakti që të gjithë studentët meshkuj apo banorët kishin bërë sehir nëpër dritare teksa dy femra po dhunoheshin në mënyrë të rëndë. Ai shprehet se në këto raste nevojitet ndërhyrje e menjëhershme civile, por me sa duket shqiptarët preferojnë të shohin “shfaqje”. Në momentin që erdhi policia personi ishte larguar, shkruan JOQ.
Në vijim denoncimi i plotë i studentit mbërritur në redaksinë e JOQ.