lefuture

Ditëlindja e Grace, Aurela Gaçe: Si sot 5 vite më parë, jetët tona ndryshuan kuptim

14731181_10154502275119034_5289914719542053717_n

“Si sot në këtë orë, 5 vjet më parë të mora në duar bashkë me babin tënd ,e që nga ai moment, jetet tona ndryshuan kuptimin. Çdo gjë që bënim dikur e bënim për vete. Tani çdo gjë që ne bëjmë, merr emrin tënd. Emrin GRACE (Grejs) HIRI I PERËNDISË. Të jesh e qeshur gjithë jetën o dashuria jonë. Nuk di se si ikin ditët e muajt e ti na rritesh para syve, nga ajo bebja e vogël e brishtë e bukur që mora në duar, sot më krekosesh me syzet e mia duke bërë poza. Të duam shumë o diamanti që i dhe kuptim çdo sekonde që marrim frymë”. Me këto fjalë zemrë, ylli i muzikës shqiptare Aurela Gaçe, ka uruar vajzën e saj Grace për 5-vjetorin e lindjes. Në fakt po të shikosh profilin e këngëtares, apo edhe të kërkosh në internet për vajzën e Aurela Gaçes, dalin shumë lajme e dedikime. Me siguri këto do të jenë një suprizë shumë e bukur për Grace kur të rritet e të kuptojë pak më shumë. Edhe redaksia e “revistawho.com” uron për Grace edhe 100 vite të tjera, te gjitha të lumtura!

14962661_10154600822774034_1557676159036905826_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password