Nora Klosi, bashkëshortja e ministrit Blendi Klosi, njëkohësisht drejtoreshë e prodhimit në Tv Klan, ka festuar mbrëmë ditëlindjes e saj. Mes të ftuarve kanë qenë edhe emra të njohur të botës së ekranit si Turjan Hyska dhe Orinda Huta, Landi dhe Miri i ‘West Side Family’, Anjeza Maja, Olta Gixhari, Drini Zeqo, Ermal Mamaqi, Samir Mane etj. Atmosferën e ka ndezur Klajdi Haruni dhe Bruno, të cilët i kanë bërë të gjithë të kërcejnë pafund. Por kulmi i festës pa dyshim ka qenë kur vajza e ditëlindjes ka kërcyer ‘zogu më i mirë prej krejtve’ me bashkëshortin e saj, Blendi Klosin. Redaksi e Who i uron Norës edhe 100 të lumtura!/revistawho.com