Kjo është ditë zie e dhimbjeje për familjen e Harry Styles, 23-vjeçari këngëtar dhe ish lider i grupit famoz “One Direction”, i preferuari i adoleshentëve në të gjithë botën. Harry ka humbur njerkun e tij. Partneri i nënës së tij Anna Cox humbi jetën në moshën 57-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi u publika në të gjitha mediat prestigjioze britanike ndërsa u shpërnda edhe një deklaratë nga ana e artistit. “Njerku i Harryt, Robin Twist, fatkeqësisht u nda nga jeta pas nje beteje të gjatë me kancerin. Familja kërkon t’i respektohet privatësia në këtë moment. Sipas “Daily Mail”, këngëtari është i shkatërruar nga humbja. Ata kishin një raport shumë të afërt, aq sa Harry kishte qenë dëshmitar në martesën e të ëmës. Ai e konsideronte si babain e tij./ revistawho.com