Pas një sezoni të suksesshëm për të, si një nga protagonistet e studios së “Isola dei Famosi”, prezantuesja historike e “Domenica In” Mara Venier po kalon ditë të vështira. Burri i saj i parë Francesco Ferracini me të cilin ka dhe një vajzë, është ndarë nga jeta. Mara e ka kujtuar me një dedikim dhe foto në rrjetet sociale duke shkruar : Ciao, Francesco. Do të jesh gjithmonë me ne”. Mara dhe Francesco janë martuar kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Ferracini, aktor i njohur i viteve ’70 ka qenë protagonist në filma si “Ata të kalibrit 38”, “Roma e dorguar: policia nuk mund të ndërhyjë” dhe “Policia është mundur”.