• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ditë zie në familjen e Mehmet Gunsur, aktori turk humb babain

Lajme aspak të mira vinë nga familja e aktorit të njohur turk, Mehmet Gunsur. Ai ka humbur babain e tij, Teoman Gunsur, i cili është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Mehmet jetonte prej kohësh mes Romës dhe Stambollit dhe ka qenë pikërisht familja e tij, e cila e mbante lidhur me qytetin turk. “120 fluturime kam kryer për një vit nga Roma në Stamboll”, u shpreh ai disa kohë më parë, teksa zbulonte sakrificat që bënte për të qenë sa më afër njerëzve të dashur. Përveç se ka interpretuar në disa filma dhe seriale, ai njihet po ashtu si model.