• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ditë e shënuar, Princ Leka II dhe Elia Zaharia organizojnë mbrëmjen e veçantë

8 tetori është një ditë e shënuar për familjen mbretërore shqiptare dhe në historinë e Shqipërisë. Pikërisht në këtë datë është shpallur Mbretëria Shqiptare dhe ka lindur Mbreti Zogu I. Për më tepër në këtë ditë, dy vite më parë, Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Për të kujtuar dhe festuar këto tre ngjarje të rëndësishme familja mbretërore ka mbledhur në Pallatin Presidencial figurat më të njohura shqiptare.

Princ Leka II dhe Elia kanë menduar që gjithçka të duket perfekte në organizimin e tyre. Duket se në këtë ditë të veçantë theksi është vendosur në historinë dhe kulturën shqiptare të trashëguar brez pas brezi. Madje ajo që bie në sy, është veshja e Elias shumë e thjeshtë dhe kuptimplotë në të njëjtën kohë. Elia ka zgjedhur një veshje tradicionale shqiptare, këmishë e zezë dhe një jelek me motive.

Kujtojmë se në vitin 2016-të, 8 tetori tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur Princi Leka II dhe Elia Zaharia u betuan për dashuri të përjetshme përpara figurave të rëndësishme të mbledhura nga rreth 20 familje mbretërore. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE