Rita Ora tashmë është në kulmin e karrierës së saj. Çdo këngë e realizuar prej këngëtares me origjinë shqiptare arrin me miliona shikime në ‘YouTube’ dhe renditet ndër të parat në klasifikimet botërore. Por gjithë ky sukses kërkon dhe angazhim të madh nga ana e Ritës. Jo vetëm që duhet të jetë në çdo koncert, por edhe duhet të jetë e pranishme në çdo event.
Për këtë arsye Rita është gjithnjë në lëvizje dhe normalisht i mbetet shumë pak kohë për të kaluar me familjarët e saj. Megjithatë ditën e sotme Rita i ka kushtuar disa orë qëndrimit pranë prindëreve, motrës dhe vëllait të saj. Ajo ka postuar disa fotografi dhe video në të cilat shihet e ulur mes gjelbërimit së bashku me ta dhe duke shijuar disa momente shumë të këndshme familijare.
Zakonisht në ‘Instagram’-in e këngëtares një vend të veçantë zë nëna e saj, Vera Ora, por sot Rita i kushtoi shumë vëmendje edhe dy meshkujve të shtëpisë dhe motrës. /revistawho.com