• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Moti

Dimri po ‘harron’ të vijë, ja si do të jetë moti dy muajt e fundit të vitit

Vjeshta e këtij viti ka pasur një mot të paparashikueshëm. Ndërkohë që të gjithë prisnin reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulta, kjo periudhë ka qenë e kundërta. Në fillim të nëntorit disa njerëz ju drejtuan edhe plazhit pasi temperaturat arritën deri në 27 Grade Celsius. Por me sa duket kjo situatë do të vazhdojë edhe përgjatë këtyre dy muajve të fundit të vitit.

Meteorologët thonë se deri në datën 20 nëntor moti do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiu. Mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë pak të freskëta ndërsa gjatë ditës termometri do të shënojë mbi 26 gradë.

Pas datës 20 nëntor priten reshje lokale shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodhë në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Sipas tyre edhe dhjetori pritet të jetë i tillë, ndaj nuk është ende momenti i duhur për të nxjerrë rrobat e dimrit./revistawho.com