Një shishe shampanjë me dy gota, urimi i Krishtlindjeve me petale trëndafili të kuq, qirinj… Të gjitha në një qendër relaksi, ‘Lotus Wellnes SPA’, surprizë për “deejay”-n bukurosh Sardi. Sigurisht që kuptohet se kjo surprizë është nga një vajzë sepse nuk mund të mendojmë që ia kanë dedikuar shokët apo familjarët. Gjithsesi vajza që “çmendet” për Sardin është akoma një personazh misterioz. Për jetën e tij private nuk dihen shumë detaje, por fakti që ai e ndau surprizën publikisht mbase është gati që të na tregojë më shumë. Ne po presim…